Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Medvec të Lipjanit, ku një fëmijë 5-vjeçar ka rënë mbrëmë nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë së tij dhe është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Emergjencën e QKUK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Emergjencës, fëmija është rrëzuar nga pakujdesia por ende nuk dihen më shumë detaje, pasi edhe familja është në gjendje të rëndë emocionale si pasojë e rastit.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se fëmija është me vetëdije dhe i është nënshtruar operimit.

Ndërkohë në QKUK ka arritur edhe Policia deh së shpejti pritet t’i marrë në deklaratë prindërit e fëmijës, për të sqaruar më shumë rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.