I është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh shoferit që goditi për vdekje një 30-vjeçare të hënën në mesditë në “Rrugën B” në Prishtinë.

Në aksidentin e djeshëm ishin lënduar dy këmbësore, E.R. 23-vjeçare dhe L.A. 30-vjeçare e cila nuk arriti t’i përballojë plagët e marra.

Tani policia ka njoftuar se ngasësit të veturës BMW, L.M. 20-vjeçar është arrestuar dhe prokurori ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

Trupi i viktimës L.A. është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.