35 aksidente janë shkaktuar në 24 orëshin e fundit.

10 prej tyre ishin me të lënduar, kurse 25 të tjerë me dëme materiale.

Përgjatë së njëjtës kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 208 tiketa trafiku, shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar që gjatë dy ditëve të kaluar numri i aksidenteve ka qenë mjaftë i lartë, teksa Policia e Kosovës bëri apel tek qytetarët qe të kenë kujdes të shtuar në trafik në këtë sezon dimëror dhe njëkohësisht mos t’u mungojnë pajisjet dimërore.