Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se Numri total i rasteve pozitive është 18.626 raste nga 90.040 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 673 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.295 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.658.

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) përmes një komunikate për medie ka deklaruar se rritja e numrit të rasteve është brengosës dhe se kjo sipas tyre është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.

IKSHPK deklaron se që nga fillimi i lehtësimit të maskave kanë gjurmuar raste të reja me COVID-19, meqë rast thuhet se është shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës.

“Sot janë konfirmuar 281 raste të reja me COVID-19. Ky është numër rekord deri tani. Numri i rasteve javën e fundit ka pësuar rritje brengosëse si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit te masave. Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës dhe në institucione e degë të ekonomisë, për shkak të mos respektimit të distancës dhe mosmbajtjes së maskave. Këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në reagim.