Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, sot u mbajt testi fizik për kandidatët që pretendojnë të bëhen pjesë e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Aftësitë fizike gjithsej të dielën i testuan 249 kandidatë, prej tyre 25 ishin femra, ndërsa të gjithë ata të cilët kryejnë me sukses këtë fazë do t`i nënshtrohen edhe intervistës.

120 më të mirët do të fillojnë punën si zyrtar korrektues në burgun e Dyzit dhe atë të Gjilanit.