Zyra e BE-së në bashkëpunim me Këshillin e Evropës organizuan tryezën “Projekti kundër krimit ekonomik në Kosovë”.
Aty me theks të veçantë u diskutua për “Gratë kundër korrupsionit- marrja parasysh e perspektivës gjinore në angazhimet kundër korrupsionit”, ku u tha se gratë në këtë aspekt janë më pak të prirura për korrupsion.
Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, Riccardo Serri, tha se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë e përditshme.
“ Lufta duhet me qenë e përditshme dhe janë institucionet ndërkombëtare dhe vendore që janë të përfshira në këtë luftë. Si BE gjatë kësaj jave kemi qenë aktiv dhe ka qenë një javë e vështirë sepse ka pasë vakum politik për një kohë të gjatë. PECK synon të sjellë Kosovën në nivelin e standardeve evropiane për luftimin e korrupsionit dhe shpëlarjeve të parave. Nuk është dëshmuar skenctarisht, por ka studime për lidhjen mes gjinisë dhe korrupsionit”, tha ai.
Ai tha se edhe tek burrat, por edhe tek gratë ndikon korrupsioni, por që gratë janë më të ndjeshme ndaj korrupsionit.
Sipas tij, gratë kanë gjasa t’i ekspozohen korrupsionit gjatë shërbimeve mjekësore.
“Korrupsioni qëndron më keq sa i përket grave. Gratë janë më pak të korruptueshme se sa burrat. Ju kujtoj që korrupsioni mbetët sfidë e madhe në Kosovë, i shpërndarë shumë në Kosovë dhe ndikon në jetën tonë. Do të marrë shumë kohë të ndryshojë”, tha ai.
Ambasadorja suedeze në Prishtinë, Karin Hernmarck Ahliny, tha se femrat janë më pak të prirura për korrupsion.
“Si pikënisje, korrupsioni punon në ndërlidhje mes pushtetit dhe mundësisë. Nuk mund të bëhet pyetja se a janë femrat më pak të prirua për korrupsion, ato kanë me pak pushtet dhe më pak mundësi. Qasja në shëndetësi, ka ndikim në femra korrupsioni, femrat ndikohen më shumë se meshkujt për përfshirje në politikë dhe për këtë nuk kanë mësuar rolet nga fillimi si të merren me shoqëri të korruptuar. Edhe në Kosovë duhet të dinë se nepotizmi është korrupsion”, tha ajo, raporton EO.
Ish-kryesuesja e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Albulena Haxhiu, shpreson që vitin e ardhshëm të fillohet me një angazhim më të madh sa i përket luftës ndaj korrupsionit.
Ajo tha se nuk pajtohet me atë që gratë mund të jenë me pak të korruptuara se sa meshkujt.
“Shpresoj që vitin e ri e fillojmë me angazhim kundër korrupsionit. Na përket të gjithëve pavarësisht se a jemi burra a gra përgjegjësia është e të dy gjinive. Nuk pajtohem me atë se gratë nuk janë të korruptuara e burrat po. Arsyeja për shkak se s’ka të bëjë me gjininë, por mendësinë që përfaqësonë dikush qoftë burrë a grua. Sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsioni na takon dy gjinive dhe tërë shoqërisë”, tha ajo, raporton EO.
Ajo tha se arsyeja pse Kosova përballet me korrupsion për shkak se nuk kemi pasur vëmendjen e plotë për ta luftuar.
“Investitorët që janë përballë me kërkesën e parë është haraçi dhe nuk kanë pranuar me investu në Kosovë. Kur luftojmë krimin e korrupsionin kemi hapje të vende të punës dhe zhvillim ekonomik”, tha Haxhiu.
Sipas Haxhiut, Kosova është dashur të ketë Prokurorinë Speciale që merret me luftimin e korrupsionit.
Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, tha se 42 për qind janë femra në këtë agjenci dhe kjo tregon se ka besim të madh.
“Çështja e rasteve, ka pak raste që femrat janë të involvuara qoftë në shkelje administrative, por në krahasim me meshkujt përqindja më e vogël. Në Agjenci kemi 42 për qind e përbërjes se femrav, kjo tregon se ka besim më të madh”.
Sipas tij, ka progres në luftën kundër korrupsionit.
“Por pa vullnet politik nuk mund të ketë luftim të korrupsionit”, tha Havolli.
Havolli shpreson që “Ligji për Sinjalizuesit” të gjejë zbatim dhe të ndikojë në luftimin e korrupsionit.
Zyrtarja e projektit PECK II, Vlora Marmullaku, tha se po diskutohet për këtë temë e cila ka më pak vëmendje