Komuna më e prekur nga Covid-19 është Prishtina, me 941 janë raste aktive, shkruan Gazeta Metro.

Shifra këto që janë publikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti. E shkak i COVID 19, sipas kësaj pasqyre vetëm në komunën e Prishtinës kanë vdekur 83 persona, kurse janë shëruar 4 mijë e 851 të tjerë.

Hoti ka publikuar pasqyrën epidemiologjike me raste aktive të virusit COVID-19 nëpër komunat e Kosovë që nga 13 marsi e deri më 25 tetor.

E në total numri i rasteve pozitive që nga 13 marsi në Prishtinë janë shënuar 5 mijë e 875 raste me COVID-19

Pas Prishtinës, me më së shumti raste aktive është komuna e Gjilanit. 220 raste aktive janë në komunën e Gjilanit, ndërsa 60 raste janë në komunën e Ferizajt.

Kujtojmë, që numri total i rasteve pozitive është 18.148 raste nga 88.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 666 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.332.