Zyrtari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Faton Peci ka komentuar votimin e pakos së ligjeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës duke thënë se sipas tij ajo duhet të quhet FARK dhe jo FAK.

Peci nuk ka hezituar edhe të shkruajë një porosi për të gjithë ata që janë kundër përfshirjes së termit Republikë.

“Kosova po bëhet me ushtri. Shume mire!Çdo emertim i institucioneve, në mes tjerash e ka edhe emertimin i/e Republikës së Kosovës. Në këtë rast pse të kemi FAK e jo FARK?Pse mos të përfshihet edhe emërtimi Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës?Kush ështe kundër përfshirjes se termit Republikë dhe është për opcionin FAK, unë i them FAK-you”,shkroi Peci në rrjetin social Facebook.

Duhet përkujtuar që LDK që nga fillimi kishte qëndrim që Ushtria e Kosovës të quhet FARK dhe jo FAK.