Qyteti i Podujevës gjatë ditës së djeshme nuk ka arritur që të përzgjedh udhëheqësin e tyre në raundin e parë të zgjedhjeve.

E për ta bërë këtë, qytetarët podujevas do të duhet të dalin sërish për të votuar për të parin e tyre më 19 nëntor, raporton Llapi.info.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ- së Agim Veliu nga LDK me 48. 27 për qind është i pari me më së shumti vota i cili do të shkojë në balotazh me Ajet Poterën e Lëvizjes Vetëvendosje ku ka fituar 29.80 për qind të votave./Llapi.info