Zyrtare: Neymar debuton në fundjavë me PSG-në

Sulmuesi brazilian pritet të debutojë këtë fundjavë me skuadrën e tij të re, Paris Saint-Germain.

Neymar u transferuar tek gjiganti francez nga Barcelona për një shifër rekord botëror prej 222 milionë eurove.

Por, në ndeshjen e xhiros së parë të kampionatit francez, Ligue 1, Neymar nuk mundi të debutoj shkaku i mos-kompletimit të dokumentacioni.

Megjithatë, pritjes së yllit brazilian i ka ardhur fundi dhe ai do të mund të debutoj në këtë fundjavë.

Federata Franceze e futbollit ka konfirmuar se Neymar mund të debutoj në këtë javë, kur parisienët do të ndeshen në udhëtim te Guingampi të dielën.