Llapi ka zyrtarizuar transferimin më të ri.Skuadra nga Podujeva ka zyrtarizuar, Amir Hossari, libanezin me nënshtetësi belge që luan si mbrojtës dhe mesfushor.

Ky është njoftimi i plotë i klubit.


Zyrtare: Amir Hossari futbollist i ri i Llapit. Podujevë, 15 janar 2021 – Llapi është përforcuar me mbrojtësin e krahut të majtë, libanezin me nënshtetësi belge, 27 vjeçarin, Amir Hossari. Palët kanë kompletuar dokumentacionin dhe kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi deri në qershorin e vitit 2022.
Hossari është futbollist i tre pozitave, mbrojtës e mesfushor i majtë e si dhe mesfushor defanziv, i cili vije nga skuadra e elitës së futbollit libanez, Shabab Bourj.
“Elitën e futbollit kosovar e kam shikuar vazhdimisht dhe kur në drejtim timin erdhi një ofertë nga një klub shumë serioz dhe i organizuar siç është Llapi, pa hezitim pranova dhe jam mjaft i lumtur që sot jam këtu”
“Do jap maksimumin për klubin i cili pretendon të jetë lartë në kampionat dhe të siguroj plasman sa më të lartë në Kupë. Tanimë jam i njoftuar me ambientin, stafin teknik dhe lojtarët. Na mbetet të përgaditemi sa më mirë që të arrijmë suksesin së bashku”, u pronocua për faqen zyrtare të klubit, futbollisti Amir Hossari me rastin e nënshkrimit të kontratës 1 vjeçare e gjysmë me KF Llapin, i cili do mbaj numrin 3 në fanellë.