Pas Ilir Avdylit, vjen edhe largimi i dytë nga Llapi. Mbrojtësi, Leutrim Kadriu nuk ka gjetur akordin për vazhdimin e bashkëpunimit me skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina.

“Kontrata me Llapin më ka përfunduar. Në bisedat që kam pasur me kryësinë nuk kemi gjetur akordin për ta vazhduar atë”, deklaroi Kadriu për Sheshin.

Kadriu luajti në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe solli siguri të madhe për mbrojtjen llapjane.

kadriu