KF Llapi e ka “blinduar” yllin e ri të skuadrës, Hajdin Salihun, duke i zgjatur kontratën edhe për një vit, transmeton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur klubi nga Podujeva, përmes një njoftimi në Facebook në faqen zyrtare.

Drejtuesit llapjanë vendosën ta “blindonin” qendërmbrojtësin pas paraqitjeve të tij me Përfaqësuesen e Kosovës U-17 dhe skuadrën U-19 të Llapit.

Klubi bëri të ditur se futbollisti 17-vjeçar do të jetë edhe për tre vite pjesë e ekipit.

Më poshtë e keni njoftimin e KF Llapit:

“Zyrtare: Hajdin Salihu ‘blindohet’ dhe nënshkruan me KF Llapin edhe për një vit

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës U17 dhe qendër mbrojtësi shtatlartë do jetë i Llapit deri më 2022

Podujevë, 14 janar 2019 – Mbrojtësi shtatlartë Hajdin Salihu i cili është pjesë e skuadrës së Juniorëve të Llapit ka vazhduar kontratën e tij edhe për një vit, pra 4 vite pasi gjatë verës kishte nënshkruar për 3 vite por paraqitjet fenomenale të tij me Përfaqësuesen e Kosovës U17 dhe skuadrën U19 të Llapit kanë shtyrë drejtuesit e klubit që ta shpërblejnë talentin llapjan me kontratë afatgjate.

Qëllimi i drejtuesve të klubit veçanërisht drejtorit ekzekutiv-sportiv, Tahir Batatina është grumbullimi i talentëve llapjan dhe avancimi i tyre drejt arenës ndërkombëtare!”

Zyrtare: Hajdin Salihu 'blindohet' dhe nënshkruan me KF Llapin edhe për një vitKapiteni i Përfaqësueses së Kosovës U17…

Publiée par K.F. Llapi sur Lundi 14 janvier 2019