Futbollisti kosovar, Benjamin Kololli ka ndarë rrugët me Zurichun.

Lajmin e ka konfirmuar vet Benjamin Kololli në faqen e tij në Facebook.

Ai pas tri viteve në Zurich ka vendosur të përfundojë aventurën e tij, në ekipin ku luajti një rol kyç.

“Një eksperiencë e bukur i vjen fundi. Kam pasur 3 vite fantastike në FCZ. Gjithmonë i dhashë të gjitha sepse i isha mirënjohës klubit që i lejova vetes të luaj në një top klub të Zvicrës. Me Europa League dhe suksese të ndryshme kemi kaluar momente të bukura! Dua të falënderoj klubin, trajnerët dhe gjithë stafin! Dhe e fundit por jo më pak: Dua të falënderoj fansat! Jeni më të mirët dhe gjithmonë na keni bërë të fortë! Faleminderit & shihemi së shpejti” shkroi Kololli.