Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, raporton Llapi.info.

Në garë për t’u bërë pjesë e Kuvendit janë edhe dy kandidatë nga qendra e kësaj partie në Podujevë.

Flortë Zejnullahu dhe Isak Shabani janë kandidatët e kësaj partie për ulësen e Kuvendit të Kosovës. Zejnullahu garon me numrin 33, kurse Shabani me numrin 34.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit do të marrin pjesë 21 parti politike, dy koalicione parazgjedhore dhe pesë iniciativa qytetare. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për këto zgjedhje është 1.079, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./Llapi.info