Llapi ka mbetur pa trajner prej të mërkurës kur Bylbyl Sokoli u largua, për siç thuhet kërkesën e shumicës së lojtarëve për largimin e tij.

Llapjanët të shtunën janë mysafir të Lirisë, takim ky që luhet në Prizren, në kuadër të javës së gjashtë të IPKO Superligës.

Drejtori sportiv i Llapit, Tahir Batatina, ka theksuar se Llapin në këtë ndeshje do ta drejtojë Fadil Ademi, ndihmës trajner i Sokolit.

Ai nuk ka dashur të komentojë largimin e trajnerit, pasi sipas tij, ai nuk e ka informuar ende kryesinë e klubit për largim.

Largimin e Sokolit nuk e ka komentuar as kryetari i Llapit, Nexhat Dumnica.