Pak pas konfirmimit për vazhdimin e kontratës me Benjamin Eminin, tani klubi nga “Zahir Pajaziti” ka prezantuar një tjetër përforcim, njofton Llapi.info.

Në radhët e veta, klubi llapjan ka prezantuar mbrojtësin e majtë, Edon Sadriun. Ai në ambientet e klubit nga Podujeva ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare.

“KF Llapi ka vazhduar me përforcime në repartet të cilat ka pasur nevojë për tu përforcuar, andaj nga sot Edon Sadriu është pjesë e klubit. Edon Sadriu është 23 vjeçar i lindur më 20.05.1997 në Slivovë. Është mesfushor i krahut të majtë. Në sezonin e fundit u paraqit për Ferizajn në 16 ndeshje duke realizuar edhe 4 gola. Në të kaluarën ka qenë pjesë e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e Llapit./Llapi.info