Në takimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarët e komunave të Kosovës është aprovuar kërkesa e udhëheqësve të komunave që të hiqet ora policore, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi ka thënë se është aprovuar kërkesa që kufizimi i lëvizjes të hiqet tërësisht ndërsa gastronomia të lejohet të punojë deri në orën 24:00.

Vendimi do të shkojë në Qeveri për miratim.