Disa orë më parë avokati i lojtarit kishte deponuar kaluzolën e largimit prej 120 milionë eurove të klientit të tij në La Liga.

Antonie Griezmann tashmë është zyrtarizuar te klubi katalunas i Barcelonës pas shumë spekulimeve rreth të ardhmes së francezit.

Kështu ka bërë të ditur klubi blaugrana përmes llogarive zyrtare në rrjetet sociale teksa ka i ka uruar mirëseardhje kampionit të botës me Francën.

Klubi i kryesuar nga Josep Maria Bartomeu ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me ish-lojtarin e Atletico Madridit dhe Real Sociedadit.

Sulmuesi do të ketë klauzolë të largimit prej 800 milionë eurosh, por e cila do të zbritet në vitin e fundit të mbarimit.

Ndryshe, 28-vjeçari për madrilenët gjatë pesë viteve të fundit, ku ka shënuar 94 gola në 180 paraqitje në të gjitha garat.