Llapi është duke vazhduar në këtë afat kalimtar të sjellë emra të rinj në klub, njofton Llapi.info.

Pas disa përforcimesh, Llapi ka arritur t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit gjakovar Albutrint Morina. 26-vjeçari nga nënshkruar kontratën për dy vjet e gjysmë në ambientit e klubit llapjan. Së fundi Morina ka qenë pjesë e kampionit në fuqi Feronikelit.

“Podujevë, 28 janar 2020 – Familjes bardhekaltër të KF Llapit nga dita e sotme i është bashkangjitur edhe mesfushori i mirënjohur, Albutrint Morina. Për gjatë dy edicioneve të kaluara tek Feronikeli, veçanërisht në edicionin 2018/19 Morina ishte ndër protagonistët kryesor në shpalljen kampion. Albutrint Morina, 26 vjeç, i lindur më 20.02.1993 në Gjakovë është mesfushor me tipare ofanzive dhe mund të luaj edhe si mesfushor defanziv. Fillet e karrierës i ka pasur tek KF Vëllaznimi, kurse në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e kampionit aktual, Feronikelit. Pas mbylli marrëveshjen me Feronikelin si kampion, Albutrint Morina nga dita e sotme fillon një aventurë të re, i bashkangjitet Llapit për të përforcuar dhe për të shtuar cilësitë në radhët e klubit!”, thuhet në njoftimin e Llapit./Llapi.info