E ashtuquajtura Zyre Serbe për Kosovën, që udhëhiqet nga Marko Gjuriq Zyra me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve është ankuar për procesin e kthimit të të zhvendosurve në Kosovë.

“Pas dëbimit masiv të popullatës joshqiptare nga krahina jonë jugore Serbia ka pranuar mbi 220,000 persona të zhvendosur brenda vendit dhe se më pak se pesë për qind prej tyre anë kthyer në adresat e para luftës”, thuhet në një kumtesë tësaj zyreje.

Poashtu thuhet se kthimet e qëndrueshme u regjistruan në vetëm 1.9% të rasteve dhe u arritën në zonat rurale, ndërsa kthimi në zonat urbane ishte plotësisht i pamundur.