Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim Cédric Wermuth, bashkëpresident i Partisë Socialdemokrate në Zvicër me të cilin ka biseduar mbi rëndësinë e mërgatës së Kosovës në zhvillimin e vendit tonë.

Wermuth theksoi mbështetjen për planet dhe synimet e qeverisë dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për Qeverinë e Kosovës.

Gjatë takimit u vlerësuan lart marrëdhëniet e afërta dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Po ashtu, u bisedua për Grupin e Miqësisë Kosovë – Zvicër dhe Wermuth u shpreh i lumtur me mundësinë e një takimi të përbashkët mes deputetëve në fund të këtij viti.

Kryeministri Kurti, ndërkaq, e falënderoi deputetin zviceran për angazhimin e tij për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit.