Përfaqësuesja e Zvicrës dhe ajo e Uellsit kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë të tyre në kuadër të Grupit A.

Zvicra ishte afër ta niste me fitore Kampionatin Evropian, por në fund u dorëzuan dhe duhet të kënaqen me një pikë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë shumë më të mirë dhe të hapur nga Zvicra, e cila tentonte me çdo kusht golin.

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve të mira të krijuara, shifrat mbetet të pa ndryshuara dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, përsëri pati më shumë aksion dhe raste nga të dyja skuadrat, ku nuk munguan edhe golat.

Pas vetëm katër minutave lojë në këtë pjesë, Zvicra arriti ta gjej golin me anë të Breel Embolo, i cili shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit të Xherdan Shaqirit.

Pas këtij goli, zviceranët u kthyen paksa mbrapa dhe Uellsi shfrytëzoi për mrekulli situatën për të fituar terren dhe rritur sulmet.

Kjo situatë bëri që Uellsi ta gjej golin e barazimit me anë të Kieffer Moore (74’), i cili shënoi gjithashtu me kokë për 1-1.

Deri në fund të ndeshjes, Zvicra e gjeti edhe një gol me anë të Mario Gavranovic (85’), por goli u anulua nga VAR-i dhe në fund ndeshja u mbyll me barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Zvicra e sheh veten në pozitën e parë me një pikë, po aq sa ka Uellsi i treti, ndërsa Italia kryesor renditjen me tri pikë dhe Turqia e fundit pa pikë.

Në ndeshjen e radhës, Helvetikët luajnë me Italinë, ndërsa Uellsi me Turqinë.