Sot zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Grupin A.

Zvicra dhe Turqia nuk e kanë nisur mirë këtë evropian, pasi nuk kanë shënuar ende fitore.

Helvetikët kanë vetëm një pikë pas dy ndeshjeve dhe kërkojnë tri pikët e para për të kaluar tutje, ose nga vendi i dytë në rast humbjes së Uellsit ose nga vendi i tretë.

Ndërkohë turqit kanë gjasa të vogla kualifikimi, por këtë do ta kërkojnë nga pozita e tretë.

Për të mbetur në shpresë të kualifikimit, Turqia kërkon tri pikët ndaj Zvicrës në Baku.

Kjo ndeshje fillon me fillim nga ora 18:00 në stadiumin olimpik Baku në Azerbajxhan.

Formacionet e mundshme:

Zvicra: Sommer; Elvedi, Schar, Akankji; Mbabu, Freuler, Xhaka, Rodriguez; Shaqiri; Embolo, Gavranovic

Turqia: Cakir; Celik, Demiral, Soyuncu, Muldur; Under, Tufan, Yokuslu, Calhanoglu, Karaman; Yilmaz. /