Qendra Federale e Zjarrit Pyjor të Rusisë ka njoftuar më 29 prill që më shumë se 70 zjarre kanë shkatërruar rreth 1,870 kilometra katrorë të zonës pyjore në 24 orët e fundit në lindje të territorit rus.

Kjo qendër ka njoftuar se situata më e vështirë ka qenë në rajonin Amur.

Zjarre janë raportuar edhe në rajonet, Primorsky dhe Khabarovsk.

Më shumë se 2,800 persona dhe 495 makina, duke përfshirë edhe 25 avionë, janë përfshirë në përpjekjet për të shuar flakët.