Zjarr i madh ka kapluar malet në Grypën e Rugovës, saktësisht në Shtupeq të Madh.

Me kalimin e kohës zjarri është përhapur dhe i është afruar pronave private.

Një banore për IndeksOnline ka bërë të ditur se Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar me evakuimin e banorëve.

Ajo tha se banorët kanë lëshuar shtëpitë e tyre dhe janë nisur për qytetin e Pejës.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet një helikopter duke hedhur ujë mbi male që gjindeshin në flakë.