Zjarri i Londrës: Rritet numri i të vdekurve

Zjarri i Londrës: Rritet numri i të vdekurve

Numri i të vdekurve apo të zhdukurve që mendohet se kanë vdekur pas zjarrit masiv në Grendfell Tower të Londrës është rritur në 79, njofton policia.

Komandanti i Policisë Metropolitane, Stuart Cundy, e ka konfirmuar shifrën sot përmes një komunikate, duke shtuar se ajo mund të ndryshojë përsëri, transmeton Express.

Zjarri e përfshiu të gjithë bllokun 24-katësh të banimit në perëndim të Londrës, pak pas orës 2 të mëngjesit më 13 qershor.

Shumica e familjeve të prekura kanë humbur më shumë se një të afërm, ka thënë ai.

Prioritet është identifikimi i personave që kanë vdekur në ndërtesë dhe largimi i tyre nga aty sa më shpejt që të jetë e mundur, ka shtuar ai.

Por, ai ka thënë se jo të gjithë do të mund të identifikohen dhe se operacioni do të marrë javë të tëra për të përfunduar.