Një kamion është kapluar nga zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve nga zjarri që ndodh në një parking në këtë lagje janë dëmtuar edhe 3 vetura.

 

Agron Borovci, nga Zyra për Informim e Policisë i tha Ekonomia Online se nga dyshohet që nga zjarri ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit.

Ai ka konfirmuar se një person është lënduar nga zjarri.

“Rreth orës 13:30, është raportuar se në rrugën ‘Dalmatët’ në Prishtinë, një kamion është përfshirë nga zjarri. Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit”.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani raportohet për një person të lënduar. Aktualisht Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.