Manchester City ishte skuadër e fortë për t’u thyer nga Real Madrid.


Skuadra nga Premierliga, Manchester City, ka siguruar fazën çerekfinale në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Real Madridin me rezultatin 2:1 (4:2), shkruan lajmi.net.

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Raheem Sterling, në minutën e nëntë të ndeshjes, pas gabimit të Raphaël Varane.Real Madrid dha shenja së do të luftonte për më shumë, duke barazuar në minutën e 28’ me anë të Karim Benzema, i cili me kokë shënoi pas harkimit të Rodrygo.

Në pjesën e dytë, Manchester City shuajti shpresat e madrilenëve, kur me anë të Gabriel Jesus shënuan për 2:1, përsëri me gabimin e Varane, në minutën e 68’.Ky rezultat bëri që rezultati final i dy ndeshjeve të ishte 4:2 në favor të ‘Citizens’.

Kështu, Zinedine Zidane eliminohet për herë të parë në karrierën e tij si trajner në Ligën e Kampionëve. City tashmë luan në çerekfinale.