Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka reaguar për zhvillimet e fundit në këtë iniciativë politike.

Avdyli përmes një shënimi në Facebook ka thënë se askush nuk mund të flasë në emër të Listës Guxo pa u mbajtur kuvendi.

Duke iu referuar disa deklaratave të disa zyrtarëve të kësaj iniciative në Ferizaj, Avdyli thotë se pakënaqësitë e tyre dalin për shkak se të njëjtët nuk kanë mundur të marrin poste zëvendësministrash.

“Ata të cilët që pas 1 muaj fushate zgjedhore s’munden t’i marrin postet e zëvendës ministrit, s’mund të flasin as të thirren në emër të kapitalit të politik Vjosa Osmanit e Listës Guxo. Sepse as s’është e drejtë, as morale e as që i ka autorizuar e as si ka zgjedhur askush as koordinator as kryetar për të përfaqësuar këtë kapital politik. Pasi të mbahen kuvendet në degë e kuvend qendror ata edhe mund të flasin për subjektin tone”.

Avdyli thotë se këta persona mund të flasin vetëm si ish-përkrahës të “kauzës së ndryshimit”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje më tej ka akuzuar këta aktivistë se po bëjnë plane me PDK-në për të dëmtuar Lisën Guxo.