Policia franceze ka filluar hetimet lidhur me zhdukjen e Meng Hongwei, drejtorit të agjencisë ndërkombëtare të bashkëpunimit të policisë e njohur si INTERPOL, shkruan BBC.

Familjarët e tij nuk dinë asgjë për të që kur është larguar nga zyrat e INTERPOL-it në qytetin francez Lyon, pasi kishte planifikuar një udhëtim në Kinë, transmeton Telegrafi.

Meng, 64-vjeç, është edhe zyrtar i lartë i Partisë Komuniste në Kinë. Dy vite më parë ishte kandiduar për president të INTERPOL-it, ku edhe fitoi postin.

Ndërsa hetimet kanë filluar menjëherë pasi gruaja e tij shkoi në polici për ta raportuar zhdukjen e burrit të saj.

Në deklaratën e INTERPOL-it, thuhet se lidhur me zhdukjen e Mang janë duke u marrë edhe autoritetet franceze dhe ato kineze.

Hongwei ishte zgjidhur president i INTERPOL-it në nëntor të vitit 2016, kurse ishte paraparë që këtë post ta mban deri më 2020.

Ai është zyrtar i lartë i Partisë Komuniste në Kinë, dhe ka shërbyer edhe si zëvendësministër i Sigurisë Publike. Ai ka më shumë se 40 vite përvojë pune në drejtësi dhe kriminalistikë, e në veçanti në fushën e kundërterrorizmit, drogës dhe kontrollit kufitar.