Një vajzë është raportuar e zhdukur në Podujevë, njofton Llapi.info.

Rastin e ka paraqitur në Policia babai i saj, ndërkohë që e njëjta nuk është kthyer në shtëpi që nga dita e enjte.

“Podujevë, 10.06.2021-00:30. Ankuesi mashkull kosovar me 13.06.2021 ka raportuar se vajza e tij, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info