Një tjetër vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Podujevë, njofton Llapi.info.

Rastin në Policia e ka paraqitur babai saj, ndërkohë që vajza nuk është kthyer në shtëpi që nga 15 korriku.

“Podujevë, 15.07.2021 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e bija e tij viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info