Një e mitur nga fshati Bradash i Komunës së Podujevës është raportuar e zhdukur, njofton Llapi.info.

Rastin e ka raportuar në Polici babai i saj, teksa për 13-vjeçaren nuk dihet asgjë që nga mëngjesi i së hënës.  

“Fsh. Bradash, Podujevë 28.06.2021 ─ 11:00. Ankuesi mashkull kosovare ka raportuar se  vajza e tij e moshës 13 vjeçare kishte dalë nga shtëpia dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info