Në takimin me bletarë që ka organizuar sot Shoqata e Bletarëve “Llapi” në Podujevë është zgjedhur kryesia e re e kësaj shoqate.

Votimi i kryesisë së re të kësaj shoqate erdhi pas propozimeve që u bënë nga bleratët e pranishëm në takim.

Së pari, kryetari i Shoqatës së Bletarëve “Llapi” në Podujevë, Raif Muçolli, tregoi emrat e anëtarëve të kryesisë së vjetër, të cilët ishin: Raif Muçolli, Naser Kajtazi, Ramush Rama, Teuta Mekolli, Idriz Sylejmani, Esat Deda, Muhamet Murati, Shemsi Uka dhe Hasime Muqolli.

Tri propozime të reja që u bënë nga publiku, janë: Lulzim Jaha, Masar Ahmeti dhe Luljeta Bajrami.

Pasi përfunduan propozimet u bë edhe votimi i kryesisë së re, e cila përmbanë emrat e kryesisë së vjetër së
bashku me tre anëtarë të rinjë të cilët u propozuan nga bletarët.

Sipas, Raif Muçollit, asnjëri nga anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate nuk do të paguhet, pasi aktivitetet në këtë shoqatë bëhen në mënyrë vullnetare./Llapi.info