Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade Enver Cikaqi, ka zhvilluar një vizitë në Gjimnazin “Loyola”, në Prizren.

Ai u prit nga drejtori ekzekutiv prof.dr. Axel Bodelfeld, i cili e “falënderoi për vizitën e bërë, dhe njëkohësisht i uroj FSK-në për transformim në ushtri”.

Numri dy i FSK-së, u shpreh i kënaqur me rezultatet e arritur nga “Loyola Gymnasium”.

Ai i’u bëri thirrje “ të rinjëve që të orientohen drejtë shkollimit në profilin ushtarak”.

Më pas i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe kadetët e FSK-së, shpalosi para nxënësve historikun e krijimit të Forcës së Sigurisë, dhe procesin e transformimit në ushtri, njofton komunikata për medie e Gjimnazit “Loyola”, përcjellë Klan Kosova.

Cikaqi po ashtu ka njoftuar maturantët e këtij gjimnazi për mundësitë e shkollimit dhe që kjo forcë u ofron të rinjve tanë, dhe i ftoj ata që të bëhen pjesë e saj.

Kadetët e FSK-së i’u treguan atyre për përvojën brenda këtij institucioni si dhe motivin që i kanë shtyrë të bëhen pjesë.