Ish-Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk i ka kursyer kritikat për pasardhësin e tij në pozitë, Arben Vitinë, në mbledhjen e radhës së Komisionit për Shëndetësi, këtë të hënë.

Zemaj tha se procesi i vaksinimit po bëhet në formë jo të rregullt sepse përveç të moshuarve po vaksinohen edhe plot të rinj në forma joinstitucionale, njofton Klan Kosova.

Ai tutje shtoi se ministria nuk po jep informata në lidhje me numrin e saktë të personave që po i nënshtrohen imunizimit.

Por, për këtë përgjigje i dha Fatmire Mulhaxha-Kollqaku, e cila tha se qytetarët kanë qasje në uebfaqen e ministrisë ku bëhen të ditura shifrat ditore për numrin vaksinimit që kryhet brenda ditës.