Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar qeverinë për neglizhencë në reagim për të menaxhuar situatën me helmimet në komunën e Deçanit.

Zemaj në seancën plenare të Kuvendit tha se kryeministri Kurti ka qenë më shumë i interesuar që të ligjërojë në Greqi për Aristotelin e Platonin.

“Në momentin kur qeveria u zgjua nga reagimi qytetar, pasi kaloi numrin 900 helmimet, kryeministri sigurisht ishte më shumë i interesuar atje të ligjëronte Aristotelin e Platonin dhe një ministër tjetër burokrat tek pas 4 ditëve gjeti kohë që ta vizitojë këtë komunë”, tha Zemaj.

Deputeti i LDK-së, tha se qeveria Kurti është e paaftë për ta udhëhequr shtetin.

“Kjo tregon paaftësi për të udhëhequr, sepse me këta njerëz të dashuruar me vetveten tregon që neglizhenca është një emërtim paaftësi me udhëheqë me vendin. Ftoj qeverinë që t’i kthehet realitetit, të përballet me problemet që kanë qytetarët dhe jo me populizma”, u shpreh ai.