Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se pozita nuk po lejon që të dëgjohet zëri i opozitës gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se kjo është bërë nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, duke thënë se nuk i ka lejuar të flasin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe për Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

“Po tentohet që me strategji nga që zëri i opozitës, zëri i deputetëve të mos dëgjohet në temat që janë shumë të rëndësishme. Me anë të rregullores së Kuvendit pretendohet të ruhet pavarësia kushtetuese, duhet të respektohet kjo rregullore nga ju”.

“Nënkryetarja e Kuvendit sot nuk e lejoi fjalën sipas rregullores që neve na takon të flasim. Pavarësisht temës çdo deputet ka të drejtë të diskutojë , ne po kërkonim në rend të ditës të futen diskutimet edhe për bordet e AKP-së dhe ARKEP-it”, ka thënë Zemaj.