Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj i ka quajtur praktikantë deputetët e opozitës pas miratimit të propozimit që shteti t’i ndajë mbi 11 milionë euro për t’u paguar rrymën serbëve në veri të Kosovës.

Derisa ka publikuar raportimin e Gazetës Express për faljen e 11 milionë eurove për rrymën e serbëve të veriut, ai ka thënë se këta deputetë janë popullsitë të shndërruar në konformistë.

Shkrimi i tij i plotë:

Një herë mbetën vetëm në Kuvend, shikoje çka bëjnë. “Praktikantët” të marrin në qafë me hipokrizi.

Reklamë
Ah mos ta harrojmë “pse me pague rrymën në veri për ata që na i vrasin vëllezërit”!

Popullistë të shndërruar në konformistë.