Deputeti i LDK-së Armend Zemaj tha se falja e gjobave ndaj bizneseve në pandemi nuk përbën krim, derisa shtoi se shumë vende të tjera e kanë praktikuar.

“Falja e gjobave nuk është krim, shumë vende të tjera e kanë bërë para nesh dhe mos e shihni si krim”.

“Me këtë qasje është totalisht e gabuar dhe asnjëherë nuk ke me pas asnjë përkrahje”.

“Këtë propozim duhet ta shihni me qëllim të mirë, të bëhet një analizë që të shërbej për ekonominë”.