Gazetari Milaim Zeka ka thënë se kryeministri Albin Kurti momentalisht gjendet përpara presionit vendor dhe ndërkombëtar për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit.

Zeka thotë se diplomatët e vendeve perëndimore kishin ngelur të shokuar kur është publikuar vendimi për shkarkimin e Valdete Dakës nga kryetarja e KQZ-së.

“Madje, një diplomat i nivelit të lartë nga Brukseli tha që “Lumezi duhet të ndiqet penalisht dhe të të kthejë mbrapsht në buxhetin e Kosovës, të gjitha paratë që ka marrë me diplomë false”, ka shkruar tutje Zeka.

Ai ka paralajmëruar se për të bërë më të lehtë largimin e Lumezit nga pozita e kryeprokurorit të shtetit, brenda një kohe të shkurtër do të publikohen përgjime që do të implikojnë kryeprokurorin në “vepra të rënda”.