Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, është lajmëruar pas një vizite që ka pasur në Holandë bashkë me disa deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se liberalizimi i vizave është shumë larg.

Ai thekson se e ka kuptuar pas kësaj vizite në Holandë, ku u janë përmendur të gjitha incidentet e ndodhura në Kosovë, si gazi lotsjellës në Parlament e deri te krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Zeka thotë se zyrtarët e lartë në Holandë kanë thënë se do të jenë më të kujdesshëm me Kosovën dhe se nuk do ta bëjnë të njëjtin gabim që kanë bërë me Shqipërinë, Bullgarinë e Rumaninë.

Sipas tij është mirë të thuhet e vërteta dhe të tregohet se shpresat për liberalizim janë të vogla.

“ Nëse vazhdojmë me këtë politike nuk ka liberalizim, Gjatë vizitës tone si delegacion ne Parlamentin e Holandës dhe, Ministrinë e Punëve te Jashtme, lirisht munde te them se liberalizimi i vizave është shumë, shume larg. Ma mire është me tregu drejte, se sa me rrejte veç sa me mashtrua për me fitua ndonjë vote ne popull. Na i numëruan bash te gjitha te zezat, duke filluar prej gazit lotsjellës ne Parlament, e deri te korrupsioni e krimi i organizuar. Zyrtaret e larte holandez na deklaruan hapur “ se nuk do i bëjnë ato gabime qe i kane bere me Shqipërinë, Bullgarinë, Rumaninë, e vendet tjera” ka shkruar ai në facebook.

Ndër të tjera Milaim Zeka tha se në Samitin e Parisit nuk mund të merret ndonjë vendim, e sidomos nëse nuk do të hiqet vendimi për taksën.

“Si deputet i vendit tim kam për detyre me tregu as Samiti i Parisit nuk do te marre ndonjë vendim, sidomos nëse nuk hiqet taksa. Po me duket qe me këtë taksen po sillemi rreth Dardhës te Ahmatit, qysh jemi sjelle gati dy vite me demarkacionin ”, ka përfunduar Zeka.