Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Podujevës, Floretë Zejnullahu në Debat Pernime ka thënë se do të qeverisë me “duar të pastra” nëse e merr mandatin.

“Transparenca, llogaridhënia dhe qeverisja me duar të pastra, do të jenë tiparet që do ta karakterizojnë qeverisjen time”, tha ajo.

Duke folur për performancën komunale të Podujevës, Zejnullu shtoi se komunën do ta listojnë në dhjetëshen e parë në vitin e parë dhe në vitin e dytë në top 5.

Gjithashtu Zejnullahu ka treguar edhe prioritetet e saj që do të përmirësojnë sigurinë publike të qytetarëve të Podujevës.

“Do ta rritimin numrin e psikologëve nëpër shkolla dhe qendrat për punë sociale, do ta mbulojmë Podujevës 100% me kamera dhe deponitë e mbeturinave. Gjithashtu do të punojë edhe për shqetësimin e qytetarëve nga qentë endacakë, do të bashkëpunojmë me shoqatat për të drejtat e kafshëve për të larguar nga rruga këta qen endacakë”, ka thënë Zejnullahu./Kallxo.com