Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, është përgjigjur në konferencë lidhur me pjesëmarrjen e Kryeministrit Albin Kurtit në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri.

“Kurti e ka shfrytëzuar të drejtën demokratike që i takon, nga momenti kur është pajisur me pasaportë shqiptare. Për Kurtin, Shqipëria zë një vend të veçantë”, është shprehur Kryeziu.

“Bindjet e tij janë të njohura. Kritika për të duket të jetë në raport me bindjet e tij sesa me veprimet djeshme. Shumë qytetarë të Kosovës janë bërë pjesë e votimit. E kuptoj që kryeministri nuk është si çdo qytetar, por edhe kryeministri është qytetar. Po të ndahej kryeministri nga qytetari, do ta bënim. Po të mund të votonte si qytetar do ta bënte”.