Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa pas dështimit të Kosovës në PISA, ka thënë se qeveria PAN shkatërroi gjithçka, përfshirë edhe të ardhmën e fëmijëve kosovarë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa tha se nga rezultatet e testit PISA, Kosova është shpallur një ndër shtetet më të pashkolluara në botë.

Ai ka përmendur edhe ministrin në detyrë të MASHT-it, që foli para mediave pas rezultatit.

Shkrimi i plotë:

Qeveria PAN shkatërroi gjithçka, mbi të gjitha të ardhmen e fëmijëve tanë. Sivjet u shpallëm ndër TOP 3 shtetet më të pashkolluara në botë! Rezultatet në PISA:

Lexim, vendin e tretë (3), nga fundi!
Matematikë, vendin e katërt (4), nga fundi!
Shkencë, vendin e katërt (4), nga fundi!

Ministri i MAShT-it, në vend që të kërkojë falje për dështimin, u mundua të arsyetohet se “rezultatet kanë qenë të ulëta sepse testi ka qenë në kompjuter e jo në letër”. D.m.th. fëmijët tanë as kompjuterin s’dinë ta përdorin për një test shkolle!