Insekti i cili jeton në zonën e Llapit, më saktë në fshatin Bollosicë mori emër pas një pune një vjeçare.

I njëjti insekt ekziston me shekuj të tërë, por askush deri më tani nuk dinte për ekzistencën e tij.

Kulmi i këtij hulumtimi ishte publikimi i tij në revistën ndërkombëtare Zootaxa, botuesit e së cilës janë shkencëtarë me renome ndërkombëtare në këtë lëmi.

Më pas këtij insekti i është zbuluar edhe familja.

Profesori në Departamentin e Biologjisë, Halil Ibrahimi tregon edhe arsyen pse këtë insekt e emëroi Drusus Dardanikus.

Kjo punë e profesorit Ibrahimi, për emërimin e këtij insekti paqësorë e jo të dëmshëm e pritën mirë edhe në universitetin “Hasan Prishtina”.

Drusus Dardanikus së shpejti do të futet edhe në kurikulat shkollore për të cilën do të kenë rastin të mësojnë nxënësit dhe studentët.