Zbulohen aktorët e vazhdimit të filmit ‘Kodi i Da Vinçit’

Zbulohen aktorët e vazhdimit të filmit ‘Kodi i Da Vinçit’

Filmi i radhës nga novela e autorit Dan Brown, “Inferno” tanimë kanë zgjedhur aktorët që do të shoqërojnë Tom Hanksin.

‘Inferno” është vazhdimi i novelës dhe i filmit të suksesshëm “The Da Vinci Code” e derisa Tom Hanks do të përsërisë rolin e Robert Langdon nga ‘The Da Vinci Code’ dhe ‘Angles & Demons’, aktorë të tjerë i janë shtuar kastit.

Aktorja e ‘The Theory of Everything’, Felicity Jones është konfirmuar në rolin e Dr. Sienna Brooks ndërsa Irrfan Kahn do ta luajë rolin e Harry Sims (The Provost), përcjell koha.net.

20150218130501754

Atyre do iu bashkohen edhe Omar Sy dhe Sidse Babett ndërsa filmi do të drejtohet nga Ron Howard.

‘Inferno’ gjen Robert Langdon duke u zgjuar në një spital Italian me amnezi.

20150218130518680

Ai bashkohet me Brooks për të rikthyer kujtesën dhe të ndalojë rrezikun global të lidhur me poemën e shekullit të 14 nga Dante.

Filmi do të lansohet më 14 tetor të vitit 2016.