Organizata e fondacionit për zbulime shkencore, Arthur Fischer vlerësoj, zbulimin e Dr. Halil Kasniqit të rëndësishëm në shkencat të mjekësis intervencionale dhe më tepër për interesin e shëndetit të popullatës në përgjithësi.

Komponenti i shifkës Bidirekcionale KRASSA për trajtimin endovaskular të enëve të gjakut, të cilën e zbuloi Krasniqi, qualifikohet ndër 10 më të rëndësishmet për shkencën univerzale.

Zbulimi

Ky zbulim i cili ka të bejë kryesisht me trajtimin e arterieve dhe venave në përgjithësi, pa prerje, pa narkozë të përgjithëshme, me qendrim të shkurtër në spital, me trajtim të të gjitha enëve të gjakut në një seancë dhe me kosto shumë të vogla, do të përdoret nga shumë mjekë të cilët i trajtojn enët e gjakut me metoden endovaskulare dhe intervencional.

Sëmundjet e damarëve të gjakut

Sëmundjet e enëve të gjakut me moshën mund të sëmurën dhe të shkaktojnë probleme të medhaja shnëndetësore të cilat mund të përfundojn me amputacion, humbjen e extremiteteve, organeve apo edhe vdekjen nga ngushtimi (stenoza), mungesa e furnizimit me gjakë të organeve dhe indeve, por edhe nga zgjerimi (aneurizma), perforacioni i enës së gjakut. Këto arterie të sëmuara mund të trajtihen në metodën e hapur me anastezion të përgjthëshem, me bypas, proteza artificiale dhe shumë orë operative. Por këto sëmundje si stenozat, aneurizmat, pezmatimet, anomalitë dhe shumë sëmundje tjera, trajtohet sot me metoda bashkkohore, moderne nga expertet endovaskular vetem me shpuarje, pa perdorur narkozë të përgjithëshme, pa prerje fare dhe me qëndrim një ditor në spital.

Rëndësia e zbulimit

Para zbulimit të shifkës dyanësore – bidirekcionale KRASSA, damarët e gjakut janë trajtuar intervencional por vetëm në një drejtim te trupit, në drejtim të zemres ose në drejtim të këmbës. Trajtimi i përgjthëshëm dyanësor nuk ishte i mundur. Për stentimin apo ballonimin vaskular në dy drejtimet, operacioni dhe hapja e arteries ishte detyrim, sepse shifka nuk mund të kthehej në të dy anët e organizmit pa hapjen e arteries me narkozë.

Me komponeten e zbuluar nga experti endovaskular, pacientet përfitojnë sot në masa të mëdhaja shëndetësore. Duke e përdorur shifkën në trajtimin e damarëve, te semuarit nga me stenoza, aneurizma okluzione etj, nuk kanë nevoj më ti nënshtrohen anastezionit të përgjithëshem, arteriet dhe venat trajtohen me narkozë lokale. Në një seancë të mjekimit mund të riparohen të gjitha arteriet e trupit dhe nuk është i nevojshëm që pacientet të hopitalizohen disa herë në spital. Operacioni, hapja e indeve dhe arteries nuk është e nevojshme.Trajtimi i të gjitha enëve të gjakut realizohet vetëm me një shpurje me gjilpërë. Pacientet qëndrojnë vetem një ditë në spital. Shpenzimet janë shumë më të ulta. Pacientet mund ti rikthene aktivitetit fizik pas tri ditësh. Lëndimi i damarëve të gjakut dhe komplikacionet e trajtimit në krahasim me metodën e vjetër, është nën 5%.

KRASSA tanimë është në fazën e përdorimit internacional, dhe furnizimi në evropë tani mvaret nga kondicionet e ndërmjetësuesve farmaceutikë.

Kushë është Arthur Fischer dhe organizata e shpikësve

Arthur Fischer lindi më 31 dhjetor 1919 në Waldachtal-Tumlingen dhe vdiq me 27 janar 2016

Artur Fischer është një nga shpikësit më produktivë në botë. Ai ka më shumë se 1,100 regjistrime të patentave dhe modelit të shërbimeve vetëm në Gjermani, dhe të panumërta në të gjithë botën. 94-vjeçari “Mbreti i Dybles” ishte i njohur për shpikjen e tij më të popullarizuar, kunjën e zgjerimit, e cila revolucionarizoi industrinë e ndërtimit.

Biznesi familjar sot ka më shumë se 40 filiale në 32 vende, mbi 4,100 punonjës dhe një qarkullim vjetor prej 661 milion Euro. Djali i tijë Klaus e drejton biznesin që nga viti 1980.

Prof. Fischer sëbashku me fondacionin Baden-Ëürttemberg gGmbH themeloi organizaten për vlerësime shkencore e cila akordohet edhe me Arthur Fischer Inventor Aëard Baden-Ëürttemberg. Me kompetencën e expertizës shkencore, kjo organizatë vlerëson dhe qualifikon cdo dy vite, në kuadrin e shpikësve privatë, shpikjet e të cilëve janë regjistruar për patentë ose model të dobishëm.