Hulumtuesit thonë se nisur nga kjo, të paktën në 112 vende të botës posedimi dhe përdorimi i bitcoin është automatikisht i jashtëligjshëm.

Bota e bitcoin po përgatitet të përballet me një zbulim shokues i cili në vetvete përbën kërcënim për ekzistencën e monedhës kriptografike më popullore në botë.

Një analizë e blockchainit të bitcoin zbuloi se të dhënat e këtij regjistri publik janë të lidhura në mënyrë të pandashme me përmbajtje të pornografisë së fëmijëve të shpërndara pa dijeninë e tyre tek të gjithë përdoruesit e monedhës kriptografike.

Zbulimi i kësaj e bën të jashtëligjshëm në çdo vend të botës përdorimin e bitcoin, sepse thuajse çdo vend dënon me ligj posedimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve të abuzimit me fëmijët.

Ky zbulim erdhi nga hulumtuesit Gjermanë të Universitetit RWTH Aachen të cilët analizuan blockchainin e monedhës për të parë sa të dhëna arbitrate përmbante.

Ndërsa ky regjistër publik ka për qëllim kryesorë ruajtjen e informacionit financiar për transaksionet e bitcoin, informacione të tjera që skanë fare të bëjnë me monedhën mund të vendosen në sistem nga përdoruesit.

Në analizën e tyre, hulumtuesit zbuluan 1,600 skedarë në ndërfutur në blockchain ku 99% e tyre janë lidhje të imazheve, videove dhe tekstit të pornografisë së fëmijëve, të shkeljeve të pronësisë intelektuale dhe privatësisë.

Kapaciteti i të dhënave të secilit bllok në blockchainin e bitcoin është 80 bajt. Kjo sasi e bën të pamundur ruajtjen e fotove, por nuk përbën pengesë për ruajtjen e lidhjeve dhe referencave të tyre.

Potencialisht çdo monedhë tjetër kriptografike është vulnerabël ndaj ndërfutjes së informacioneve në blockchainet respektive.

Tashmë autoritetet kanë një arsye të fortë për të shpallur bitcoinin të jashtëligjshëm.

Hulumtuesit thonë se nisur nga kjo, të paktën në 112 vende të botës posedimi dhe përdorimi i bitcoin është automatikisht i jashtëligjshëm.

Megjithatë ngelet në dorën e ligjvënësve dhe gjykatave të vendosin për rregullimin e bitcoin dhe problematikave në përmbajtjen e blockchain.

Që nga 2015-ta, Interpol ka nxjerrë në pah këtë anë të errët të blockchain. Hulumtuesit nuk zbuluan asnjë maluer.

Gjetjet u prezantuan në Konferencën Kriptografia Financiare dhe Siguria e të Dhënave mbajtur në muajin Shkurt në Curaçao të Venezuelës. /PCWorld Albanian